Në veri të Tajlandës po vazhdon operacioni për shpëtimin e disa fëmijëve të bllokuar në një shpellë.
Zhytësit nxorën sot edhe katër djem, duke çuar në tetë numrin e të shpëtuarve deri më tani.
Katër djem të tjerë dhe trajneri i tyre i futbollit vazhdojnë të mbeten në shpellë.
Grupi është bllokuar qysh më 23 qershor, gjatë një ekskurzioni në shpellën Tham Luang, si pasojë e përmbytjeve që kanë shkaktuar shirat.
Fëmijët, të moshës 11 deri në 16 vjeç, dhe trajneri i tyre janë zbuluar se janë gjallë javën e kaluar.
Një ekip prej 90 zhytësish – 40 nga Tajlanda dhe 50 nga jashtë – po marrin pjesë në operacionin e shpëtimit që ka nisur qysh të dielën.