Një britanik vdes duke e ndezur fishekzjarrin në Tajlandë

Prishtinë | 01 Jan 2020 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Një burrë britanik ka vdekur gjatë festimeve në natën e Vitit të Ri në Tajlandë. Raportohet se pranë trupit të tij shpërtheu aksidentalisht një fishekzjarr.

Gary McLaren, 50 vjeç, ishte duke festuar me miqtë e tij në Pattaya të Tajlandës në ditën e fundit të vitit 2019.

Një dëshmitare tha për mediet lokale se britaniku vdiq përderisa përpiqej të ndizte një fishekzjarr në rrugë. Ajo tha se burri kishte dalë jashtë për ta festuar ardhjen e vitit 2020 dhe kishte dashur të ndezte një cilindër të gjatë 50 centimetra.

Sipas dëshmitares, britaniku kishte provuar dy herë ta ndizte fishekzjarrin, por kishte dështuar. Herën e tretë, fishekzjarri i shpërtheu në fytyrë dhe e rrëzoi në tokë.

“Herën e dytë filloi të dilte tym. Burri nuk lëvizi dhe më pas ndodhi një shpërthim i madh dhe ai ra në tokë”, tha dëshmitarja.

Policia dhe mjekët e gjetën McLaren-in në gjendje të rëndë. Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, ai u shpall i vdekur disa minuta më vonë, shkruan “Metro UK”, transmeton Gazeta Express.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme