Edhe katër persona tjerë pranohen në Klinikën infektive për helmim

Prishtinë | 19 Gus 2017 | 14:27 | Nga

Katër persona tjerë janë pranuar në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup me simptoma të helmimit nga ushqimi. Nga klinika vërtetojnë se edhe këta persona kanë ngrënë në shitoren për ushqim të shpejtë “Shtatë” që gjendet në bulevardin “Aradhat Partizane” në Shkup prej ku u helmuan edhe personat e pranuar në spital ditën e djeshme.

Nga Klinika informojnë se pacientët janë pranuar me dhembje barku, diarre, vjellje dhe temperaturë të lartë dhe shumica prej tyre kanë qenë persona të moshës së re që kanë konsumuar sandviç me mish pule dhe gjedhe.

Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari dhe Qendra për Shëndet publik kanë kryer kontroll në dyqanin për ushqim të shpejtë dhe është urdhëruar të bëhet dezinfektim dhe deratizim i lokalit si dhe kontroll higjienik i të punësuarve në dyqan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme