Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot me korrespodencë, ka marr vendim që edhe komunat Mitrovicë e Jugut, Gjilan, Fushë-Kosovë dhe Shtërrpcë të u kufizohet qarkullimi dhe veprimtaria pas orë 21:00 deri në 5:00.
Ky vendim u mor pasi në këto qytete ka pasur rritje të numrit të raseve pozitive me Covid-19
“Është miratuar edhe vendimi për ndërmarrjen e masave për qarkullimin e personave fizik jashtë shtëpive/banesave të tyre në komunat në: Mitrovicë e Jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë. Ndalesa fillon të zbatohet nga data 13 korrik 2020, duke filluar nga ora 21:00 deri në orën 05:00, ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave fizik jashtë shtëpive/banesave të tyre në Komunat: Mitrovicë e Jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë. Përjashtim nga ky vendim janë rastet urgjente shëndetësore, nevoja për t’u kujdesur për të sëmurë dhe për persona me nevoja të veçanta, kërkimi i ndihmës nga institucione përkatëse në rastet e dhunës familjare, vdekja e anëtarit të familjes dhe përkujdesja ndaj kafshëve shtëpiake, por jo më larg se 500 metra nga banesa/shtëpia”, njofton zyra për informim e kryeministrisë.