Edhe Komisioni për Integrime ndërpritet shkaku i gazit

Prishtinë | 09 Gus 2016 | 14:42 | Nga Fitore Zena Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mbledhja e Komisionit për Integrimet Evropiane ku patën të shqyrtohen pesë pika të rendit të ditës u shqyrtuan vetëm tre prej tyre, për shkak të ndërprerjes së mbledhjes së komisionit.

Mbledhja e Komisioni për Integrime Evropiane u ndërpre për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në Komisionin për Punë të Jashtme, e cila e pamundësoi mbajtjen e mbledhjes për shkak të futjes së tymit në sallën ku po mbahej mbledhja.

Në mbledhjen e Komisionit për Integrimet Evropiane pritej të shqyrtohej projektligji për Shërbimin Mjekësor Emergjent si dhe projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta.

Deputetja Vjosa Osmani për shqyrtimin e Projektligjit Nr. 05/L-24 për Shërbimin Mjekësor Emergjent tha se i intereson të dijë se a është bërë ndonjë analizë e thellë e këtij ligji, që mos të ketë kritika në këtë fushë dhe se ligji të mos ketë nevojë të ndryshohet çdo vit.

“Ajo që mua më intereson të dijë se a është bërë ndonjë analizë pak më e thellë se sa që bëhet për ligjet e tjera, në mënyrë që të sigurohemi që vërtetë kemi një përputhshmëri të plotë, e jo vetëm ajo terminologjia nuk është në kundërshtim me disa prej vendimeve të gjykatave evropiane edhe me rregullativë ligjore që mos me pas kritika në këtë fushë, që mos me pas një ligj që nuk ka nevojë që çdo vit të ndryshohet”, tha deputetja Osmani.

Shqyrtimi i Projektligjit Nr. 05/L-24 për Shërbimin Mjekësor Emergjent, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, ka gjithsej 42 nene dhe 42 amandamente të propozuara nga komisioni funksional, çështjet e rregulluara dhe të adresuara që janë në këtë ligj nuk janë të rregulluara në mënyre specifike.

Të ngjashme