Komiteti Olimpik dhe Paralimpik i SHBA-së (USOPC) i është bashkuar thirrjeve për shtyrjen e Lojërave Olimpike “Tokio 2020” për shkak të koronavirusit, shkruan agjencia Reuters, transmeton Koha.net.
Vendet e mëdha sportive si Australia e Kanada të hënën kanë njoftuar se nuk do të dërgojnë sportistët në Lojërat Olimpike nëse ato mbahen sipas orarit të paraparë këtë verë, duke u shtuar presioni kështu që të shtyhet ngjarje e madhe për herë të parë në historinë moderne 124-vjeçare.
Vet organizatorët e “Tokio 2020” e kanë pranuar se shtyrja është opsion i mundshëm, ndërsa anëtari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Dick Pound, ka konfirmuar se është vendosur tashmë për shtyrje të lojërave dhe me gjasë do të mbahen në verë të vitit 2021.
“Konkludimi ynë është se edhe nëse ky shqetësim i madh shëndetësor vazhdon të lehtësohet në verë, pengesat e mëdha në ambientin stërvitor, kontrolle të dopingut dhe në procesin e kualifikimeve nuk mund të kalohen në mënyrë të kënaqshme”, është thënë nga USOPC. “Është më e qartë se kurrë se rruga drejt shtyrjes është më premtuesja dhe ne inkurajojmë IOC-në të marrë gjitha hapat e nevojshme për të siguruar që Lojërat Olimpke të mbahen në mënyrën më të sigurt të mundshme dhe më korrekte për gjithë garuesit”.