Edhe LDK-ja e dërgon në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë

Prishtinë | 30 Dhj 2022 | 15:09 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për vlerësim të kushtetutshmërisë së Ligjit për Zyrtarët Publikë, raporton Ekonomia Online.

Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se ky Ligj bie ndesh me detyrimet që Kosova ka marrë ndaj Bashkimit Evropian përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe parimet evropiane për administratën publike.

“Sot në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së dorëzuam në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Zyrtarët Publikë”.

“Ne si LDK vlerësojmë se ky Ligj është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, është në kundërshtim me parimet ndërkombëtare të ratifikuara në Kuvend, që është Marrëveshja për Stabilizim Asociimit dhe në kundërshtim me ligjet tjera”, tha Gashi.

Edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e ka dorëzuar të premten në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për Zyrtarët Publikë.

Pas dorëzimit të këtij Ligji, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, tha se ka bazë të mirëfilltë që Kushtetuesja ta shfuqizojë Ligjin për Zyrtarët Publikë.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme