Edhe Loriana Kuka ka fituar medalje në Lojërat Evropiane Minsk 2019. Xhudistja jonë mposhti gjermanen Luise Malsahn, përmes repesazhit në kategorinë 57 kg.
Është kjo medalja e tretë e Kosovës në Lojërat Evropiane Minsk 2019, pas të artës së Majlinda Kelmendit, të argjendtës së Nora Gjakovës dhe të bronztës së Loriana Kukës.