Edhe Maqedonia largon një diplomat rus

Prishtinë | 27 Mar 2018 | 08:23 | Nga

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë ka vendosur të dëbojë një diplomat të Federatës Ruse në këtë vend. Në një komunikatë për media, MPJ ka thënë se vendimin e ka marrë në konsultim me Bashkimin Evropian dhe NATO-n, në shenjë solidarizimi me Mbretërinë e Bashkuar në lidhje me “rastin Skripal”.

“Përdorimi i armatimit kimik të nivelit ushtarak është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe një gjë e tillë ndikon në sigurinë e vendeve”, thuhet në komunikatë, shkruan rel.

Vendimin e Maqedonisë e ka mbështetur ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoni, Charles Garett.

SHBA-të dhe BE-ja kanë dëbuar gjithashtu dhjetëra diplomatë rusë lidhur me rastin Skripal.

Britania e Madhe dhe aleatët e saj kanë fajësuar Moskën për sulmin me agjent nervor kundër ish-spiunit rus, Sergei Skripal, dhe vajzës së tij, Yulia, më 4 mars, në Sallsbëri të Anglisë.

Dy viktimat mbeten në gjendje kritike për jetën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme