Pronarët e qenve së shpejti do të urdhërohen me ligj që t’i shëtitin kafshët e tyre dy herë në ditë nga së paku një orë.
Ministrja e Bujqësisë së Gjermanisë, Julia Klockner, tha se do propozojë ligjin e ri bazuar në prova, ku më shumë se 9.4 milionë qenë nuk marrin trajtim adekuat, shkruan theguardian.
Sipas rregulloreve të reja “Hundeverordnung” dhe “Dogs Act”, pronarët nuk do të largohen me një vrapim të shpejtë rreth bllokut, por do t’ju kërkohet ta shëtitin të paktën një orë.
Klockner tha se rregullat ishin të bazuara në gjetjet e reja shkencore që tregojnë se qenve u duhet një “masë e mjaftueshme e aktivitetit dhe kontakti me stimuj mjedisorë”, përfshirë kafshët e tjera, natyrën dhe njerëzit. Lidhja e qenve në një zinxhir për periudha të gjata gjithashtu përballet me një ndalim të gjithanshëm.
Qentë mund të mos lihen vetëm në shtëpi gjatë gjithë ditës dhe do t’iu kërkohet që t’i nxjerrin “disa herë në ditë” ose të paktën dy herë në ditë nga një orë.
“Qentë nuk janë lodra të përkëdhelura. Ata gjithashtu kanë nevojat e tyre, të cilat duhet të merren parasysh”, tha ajo.
Lajmi për ligjin, i cili pritet të hyjë në fuqi gjatë vitit të ardhshëm dhe u bë i njohur për herë të parë këtë javë, ka shkaktuar debat të gjarë, pasi rreth 19 për qind e gjermanëve kanë një kafshë në shtëpi dhe pyetja kryesore që shtrohet është se si do të monitorohet zbatimi i saj.