Mënyra e funksionimit të mediave do të rregullohet shumë shpejt me Ligj të veçantë, raporton Ekonomia Online.
Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media morri iniciativë për hartimin e Ligjit për media.
Gjithashtu komisioni vendosi edhe për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Komisionin e Pavarur për Media.
Milaim Zeka, anëtar i komisionit nga Nisma për Kosovën, tha se do të mbështes në mënyrë absolute Ligjin për mediat. Ai përmendi vështirësitë që hasin gazetarët gjatë raportimit.
“Lirinë e të shprehurit në Kosovë, ka liri të shfrenua të të shprehurit, Kosova është vendi i parë ku gazetarët munden me thanë me punuar me shpif çka donë, ndërsa kushtet që punojnë gazetarët qëndrojë në anën e tyre”,
“Rrogat i kanë mizerie, i shfrytëzojnë gazetarët si skllav, punojnë pa kontrata, edhe parlamenti edhe Qeveria ua pamundësojnë punën e tyre që me punuar si gazetar, p.sh Ligji për qasje në dokumente zyrtare shkelët nga çdo institucion”.
Në këtë komision u shqyrtua Projektligji për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare.