Nuk ka absurd më të madh në botë sesa të mburresh se nuk e dërgon statutin e Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese të Kosovës, veprim i cili e pamundëson anëtarësimin e Kosovës në KiE gjë të cilën e dëshirojnë me krejt forcën e tyre shtete si Serbia e Rusia dhe kundërshtarët e tjere të shtetit të Kosovës.
Nuk ka privilegj më të madh për rendin kushtetues të Kosovës nëse nuk pyetet askush tjetër pos Gjykatës sonë Kushtetuese, ndërsa kryemashtruesi e vë në rrezik shtetin e Kosovës, duke e mbajtur nën sanksione e të izoluar, për një grusht vota të gërnaçave e masave pa tru.
T’u shërbesh kauzave serbe e ruse dhe ne te njejten kohe te mburresh me kete pune, eshte çmenduri.
Edhe Millosheviqi e refuzonte Marrëveshjen e Rambujesë dhe këtë gjë ua shiste militantëve të tij si fitore, ndërsa vetem pas 78 ditësh bombardime Serbia largohej nga Kosova. Pastaj edhe largimin e shiste si fitore. Në fund ngordhi i vetmuar në nje qeli burgu i akuzuar për krime të luftës.