Edhe në Itali u mbajt seancë gjyqësore për vizat “presidenciale” të familjes Rugova

Prishtinë | 04 Kor 2019 | 07:57 | Nga Ekonomia Online

Gjashtë vjet pas vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, i biri i tij Ukë Rugova dyshohet se ka përdorur emrin e familjes që t’i pajisë 556 persona me viza italiane.

Për dy vjet, nga viti 2012 deri në vitin 2014, sipas Prokurorisë Speciale, të gjithë këta qytetarë Ambasadës i janë paraqitur si të afërm të familjes Rugova, bashkëpunëtorë ose punëtorë të familjes presidenciale, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ukë Rugova, sipas Prokurorisë Speciale, për këta persona “rekomandimet” i ka shkruar në emër të familjes së presidentit, roli i të cilit në Kosovë cilësohet si historik.

I biri i presidentit është shfaqur me humor të mirë gjatë gjithë seancës. Zyrtarisht, tre vjet pas ngritjes së aktakuzës kundër tij dhe njëzet të akuzuarve të tjerë, të mërkurën ka arritur të përfundojë seanca e parë gjyqësore në këtë rast. Kjo për shkak se gjykata ka vendosur të mërkurën ta veçojë gjykimin ndaj pesë të akuzuarve të parë me qëllim që, sipas tij, shqyrtimi gjyqësor të bëhet më i lehtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme