Vetëm një muaj pasi padia e parë në lidhje me Samsung Galaxy Note 7 u bë në SHBA, mediat në Korenë Jugore raportojnë se kompania është duke u paditur tani edhe në vendin e saj.
Raportet sugjerojnë që në përgjithësi 38 përdorues të telefonit të mençur Galaxy Note 7 në Korenë Jugore kanë vendosur të padisin gjigantin teknologjik pasi kompania i detyruar ata të vizitojnë disa herë dyqanin për kontrolle ndaj baterisë apo zëvendësimin e saj, si dhe janë ndier jo të sigurt.
Padia do të shqyrtohet javën e ardhshme (më 24 tetor) dhe grupi kërkon nga 267 dollarë për person si dëmshpërblim.