Pozicioni ndërkombëtar i Kosovës është i dobët, gjë që ka ndikim edhe në qëndrimin e mbajtur në takimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim të Ballkanit Perëndimor, që u mbajt sot në Londër.
Tjetër mesele është që te folkloristët primitivë llogaritet si qëndrim shtetëror deklarata pa mbulesë e zyrtarëve qeveritarë, në stilin “a e pae se çka i tha?”
Qëndrim të fortë të qeveritarëve mundëson vetëm pozita e qartë dhe e fortë e shtetit në raportet me të tjerët, jo deklaratat populiste që thuhen për promovime personale.
Fjala vjen, edhe në këtë samit qëndrimi i Serbisë në raport me Kosovën është shumë më i fortë, sepse Serbia ka rezultate të mëdha në fushën e investimeve të huaja direkte.
Për shembull, në vitin 2019 në Serbi ka pasur investime direkte në vlerë prej 3.8 miliardë, 3.5 miliardë në vitin 2018 dhe 2.8 miliardë në vitin 2017. Në këtë periudhë në Kosovë investimet kanë qenë dhe janë minimale, mbase edhe në rënie.