Arsenali është goditur edhe njëherë tjetër pasi që Declan Rice është parë me një fashë në kofshë në bankë derisa ai u largua në pjesën e dytë nga ndeshja
Anglezi u zëvendësua nga Jorginho për të cilën gjë u mendua fillimisht se ishte një ndërrim taktik nga Mikel Arteta. Megjithatë, kur futbollisti u shfaq në tunel pas rifillimit të pjesës së dytë ai pati një fashë në kofshën e majtë të këmbës së tij.
Rice ka startuar në të gjitha ndeshjet e Premier Ligës për Topçinjtë dhe mori pjesë në aksionin që dërgoi të goli i parë kur goditja e Sakas u devijua nga Romero. Megjithatë, kënaqësia e tyre ishte e shkurtër pasi që Spurs shlyen gabimin me golin e Son Min.
Topçinjtë përsëri arritën që të marrin kryesimin pasi që shënuan nga penalltia, pasi që Romero preku topin me dorë por futbollistët e Ange Postecoglous barazouan përsëri me jugkoreanin që shënoi edhe golin e dytë.
Mbetet të shihet sa është serioz lëndimi i Rice dhe sa do të jetë jashtë aksionit ai, pasi që Arsenalin e pret një dy javësh i ngarkuar me ndeshje.
Të mërkurën Arsenali do të udhëtojë në Brentford për të luajtur në rrethin e tretë të Kupës së Ligës kurse në vikend ata do të udhëtojnë në Vitality Stadium për t’u përballur me Bournemouth më 30 shtator, ndeshje kjo në kuadër të xhiros së shtatë të Premier Ligës.