Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj ka bërë të ditur se edhe një person nga fshati Shtupel i Klinës i infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë.
Përmes një postimi në Facebook, Elezaj i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit.
“Me dhembje të madhe e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendësit tonë, Mirosh Grabanica nga fshati Shtupel, i cili ishte i diagnostikuar me virusin COVID-19. Në emër të Komunës së Klinës dhe në emër timin, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Grabanica, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur”, shkruan Elezaj.