I ftuari i radhës për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale është ish-ushtari i UÇK-së, Isuf Gashi nga komuna e Rahovecit.
Gashi që njihet me nofkën Baca do të intervistohet nesër, më 20 shkurt.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Komuna Rahovec.
Isuf Gashi ishte ushtar i celulave të para të UÇK-së, njëri ndër themeluesit e Shtabit Regjional në Drenoc të Rahovecit ku më pas u formua edhe Brigada 124,,Gani Paçarizi ” e më vonë edhe Zona Operative e Pashtrikut.
Gashi është po ashtu invalid i luftës pasi ishte plagosur rëndë ne vitin 1998.
Në ndërkohë, Gjykata Speciale ka ftuar disa ish-ushtarë dhe udhëheqës të UÇK-së, disa prej të cilëve janë intervistuar në Hagë e disa në Prishtinë.