Edhe një mjeke lëshon Kosovën, kjo është letra emocionuese e saj

Prishtinë | 02 Nën 2022 | 13:31 | Nga Ekonomia Online

Trendi i ikjeve të profesionisteve shëndetësorë në vend po vazhdon.

Së fundmi nga Kosova është larguar mjekja Mile Jakupi e cila përmes një letre emocionuese ka shkruar për largimin e saj. Letra nis me “Lamtumirë Kosovë”.

Ndër të tjera në këtë letër ajo ka shkruar se nuk ka mundur të qëndroj me në vend, sa për te plotësuar numrat në regjistrimet e popullsisë.

“Sepse ti Kosova jone e dashur je vendi ku mbrenda drejtesise ka padrejetesi, aty ku gjysma e gjykatesve e prokurorve jane kriminel, aty ku policet hetues jane zagar e qen, aty ku te pafajshmit prangosen e fajtort bëjnë shoping, aty ku mjekësine e farmacite i ke keq, aty ku i padijshmi e analfabeti behet shef”, ka shkruar ajo.

Letra e plotë pa ndërhyrje:

Lamtumirë Kosova ime, po shkoj duke të te treguar se sa e thyer jam, une dhe shume bije e bija tua te cilat provuan gjate neper portat e merites, por Vec merite e te mira nuk gjetem dot.
Nuk mund të rrime Vec pse na kerkohet, sa për te plotesuar numrat në regjistrimet e popullsise, jeta do mireqenie e ne as me te mire s’mund te të bejme; andrrat tona perdite po thyhen e jeta po shkon me shpejtesine e drites, derisa ti je aty Vec për ata me te fortit, arrogantet e jomeritoret.
Tek ti po i leme andrrat e shkuara huq dhe dashurine e pakusht, kujtimet dhe gjithcka I mbyllem në valigje, dhe edhe une e fundit gati nga familja po nisem, për te marre ate qe kam punuar e jemi munduar gjithe jeten, nderkohe qe s’dua te ik pa t’i thene ato qe na nisen drejte rrugeve te panjohura.
Sepse ti Kosova jone e dashur je vendi ku mbrenda drejtesise ka padrejetesi, aty ku gjysma e gjykatesve e prokurorve jane kriminel, aty ku policet hetues jane zagar e qen, aty ku te pafajshmit prangosen e fajtort bëjnë shoping, aty ku mjekësine e farmacite i ke keq, aty ku i padijshmi e analfabeti behet shef.
Kosove ta dish se je keq edhe ushtaret e tu të ndershem po të braktisin perdite e me shume. Megjithate, të kam borgj fjalen e fundit, për gjysherit qe sakrifikuan dhe prinderit qe u bene cope për arsimimin tone, Te duam Kosove! u befsh andrra e të rinjeve qe vazhdojne të besojne ne ty!

Të ngjashme