Endrit Murtezaj është i riu nga Skënderaj i cili ka arritur suksese të larta në moshë të re, duke arritur të bëhet doktor në Danimarkë.
Endriti ditë më parë ka përfunduar studimet në mjekësi në Universitetin e Kopenhagës, dhe ka marrë titullin doktor, ku menjëherë i është caktuar detyra ku do të ushtroj profesionin e tij në qytetin Horsens të Danimarkës.
Me këtë rast në diplomimin e tij ka marrë pjesë edhe përfaqësuesi nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Danimarkë Arton Krasniqi.
Përfaqësuesi i Ambasadës u shpreh se mburren me sukseset e të rinjëve shqiptarë.
“Mburremi me sukseset e të rinjëve tanë në universitetet daneze, ku janë gjithmonë ndër studentët më të dalluar”, tha ai.
Endriti është nga qyteti i Skenderajit, ku nga mosha 4 vjeçare ka migruar në Danimarkë së bashku me familjen e tij, familje e njohur e edukuar dhe respektuar ne Skenderaj dhe me gjerë.