Është vrarë edhe një sulmues tjetër në Banjskë të Zveçanit, duke e çuar kështu numrin e të vrarëve nga grupi kriminal në dy.
Janë gjetur edhe trupat e pajetë të dy të vrarëve, mirëpo deri më tani, policia ka konfirmuar vrasjen e vetëm njërit prej sulmuesve.
Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit, një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka mbetur i vrarë, ndërsa një tjetër i plagosur.