Reperja e njohur kosovare, Tayna, ka përzgjedhur që vitin 2021 ta përfundoj me një super projekt.
Përmes një postimi në Instagram, ajo tregoi që do të publikoj këngën e re të titulluar, “Pijetore”.
Në një prononcim për Indeksonline, menaxheri i Taynës, Rinor Hykolli, zbuloi se “Pijetore” do të publikohet me datë 30 dhjetor.
Xhirimet e klipit kanë përfunduar dhe padyshim që do të jetë super hit.