Larg perfeksionit të ‘Instagramit’, kjo foto e Taynës gjatë koncertit po bën xhiron e rrjetit

Prishtinë | 15 Mar 2022 | 17:08 | Nga Ekonomia Online

Këngëtaret shqiptare së fundi mundohen shumë rreth postimeve të tyre në ‘Instagram’.

Imazhet që ato publikojnë në rrjetet e tyre sociale, prekin perfeksionin.

Editimet e tyre në imazhe, bëjnë që nganjëherë fansat e tyre të dëshpërohen me dukjen e tyre ‘live’.

Së fundmi, “pre e demaskimit” në rrjetet sociale ka rënë reperja e njohur nga Kosova, Tayna.

Dikush ka shkrepur një foto të artistes gjatë një koncerti dhe diferenca me fotot e saj në ‘Instagram’ është mëse e dukshme.

Reperja shfaqet larg perfeksionit të ‘Instagramit’, me grimin e lëkurën perfekte, përher e kuruar.

Megjithatë, rol në këtë diferencë të madh luan padyshim edhe pozicioni i fotos apo mënyra si është shkrepur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme