Edhe një viktimë nga Covid-19 në Shqipëri

Prishtinë | 23 Qer 2020 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se ka ndërruar jetë një pacient 65-vjeçar me Covid-19, i cili kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

Pas disa ditësh i shtruar në spital, në terapi intensive, 65-vjeçari nga Tirana ka humbur jetën, megjithë përpjekjet e mjekëve dhe mjekimin intensiv medikamentoz.

65-vjeçari i konfirmuar me Covid-19 vuante nga diabeti dhe policitemia.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel gjithë qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën, por të zbatojnë rregullat e vendosura, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të afërmit, njofton A2

Nga fillimi i epidemisë, 46 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid-19.

Të ngjashme