Qeveria Kurti po vazhdon të rrisë numrin e zëvendësministrave.
Kryeministri Albin Kurti ka nënshkruar të premten në mbrëmje emërimin e Vigan Qorrollit, zëvendësministër të Drejtësisë.
“Duke e uruar për detyrën, Kryeministri Kurti i dëshiroi z.Qorrollit suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Qorolli më parë ka qenë shef i kabinetit në Ministrinë e Drejtësisë, kur ministër i këtij dikasteri ishte Hajredin Kuçi i PDK-së.