Ende nuk është formuar qeveria dhe aderimet nëpër parti nuk kanë të ndalur.
Sot Nismës për Kosovën i është bashkuar një anëtarë i Kryesisë së partisë Demokratike të Ashkalinjëve në Kosovë (PDAK), Limon Ramadani i cili është kryetar i degës në Lipjan.
Ramadani ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga PDAK, për të ju bashkuar Nismës.
“Që nga sot, kam vendosur që aktivitetin dhe angazhimin tim politik ta orientoj në NISMA për Kosovën ku me kënaqësinë time më të madhe po i bashkëngjitëm kësaj partie”, ka thënë Ramdani.
Pos të tjerash ai tregoi se do të kandidoj edhe për asambleist komunal nga radhët e Nismës.
Ramadani gjithashtu falënderoi të gjithë mbështetësit e tij për përkrahjen.
“I falënderoj të gjithë mbështetësit e mi dhe ju premtoj se çdoherë do të gjejë mënyrën për t’ju shërbyer drejt juve dhe interesave të komunitetit dhe vendit tonë”, shtoi ai.