Në Serbi nuk po mund ta harrojnë dot arrestimin e Marko Gjuriqit, drejtorit të të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
I fundit që e ka përmendur këtë rast ka qenë zëvendëskryeministri, Ivica Daçiq, në një intervistë për TV Pink.
Ka thënë se ajo çka ndodhi, skenat e arrestimit dhe trajtimi që iu bë Gjuriqit nga autoritete në Prishtinë, ishte skenë turpi për politikën në Europë dhe Bashkimin Europian.
“Edhe Pablo Eskobar po të arrestohej do të kishte tretman më të mirë. Gjuriq nuk është kriminel, nuk është dikush që ka thyer ligjin”, ka pohuar Daçiq.