Që nga hyrja në fuqi e Ligjit për faljen e borxheve publike, nëpërmes marrëveshjeve që kanë lidhur me NP “Termokos” SH.A afro 4 mijë konsumatorë kanë përfituar nga falja e borxheve.
Në saje të lehtësirave, që Ligji për faljen e borxheve publike u ofron konsumatorëve borxhlinj deri më tani janë falur mbi 4 milion euro borxhe të konsumatorëve.
Përkundër, mundësive të shumta që ofron ky ligj për shlyerjen e borxheve të krijuara për vite me radhë si dhe pas ndryshimit e plotësimit të tij, ndonëse afati ligjor për implementim ishte zgjatur deri më 1 shtator 2017, ende shumë konsumatorë nuk kanë shprehur interesim për të përfituar nga falja e borxheve publike.
Rikujtojmë konsumatorët tanë se edhe pak ditë kanë mbetur për përfundimin e afatit ligjor, andaj le të shfrytëzojnë këtë periudhë për të përfituar nga mundësitë, që u jep Ligji për faljen e borxheve publike për të shlyer borxhet, që kanë ndaj ndërmarrjes sonë.