Kryetarja e Partisë Popullore Boshnjake, Emilja Rexhepi, është regjistruar si deputet e Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Pas regjistrimit ajo ka thënë se partia që drejton nuk do të votojnë për kryetarin e Kuvendit dhe kryeministrin nga PAN nëse nuk u plotësohen kërkesat e tyre.
Rexhepi ka përmendur si kusht kryesor krijimin e komunës së Reqanit, vendbanim ky i banuar nga komuniteti boshnjakë.
“Ka kushte për koalicionin PAN, edhe në i kemi kushtet tona të cilat ia kemi bërë të ditur qeverisë së Kosovës, për komunën e Reqanit. Këto ia kemi thënë çart edhe mandatarit për kryeministër Ramush Haradinaj”, tha ajo, raporton EO.
Sot është dita e fundit e regjistrimit të deputetëve. Në dy ditët e para u regjistruan 88 deputetët.