LDK-ja i vendos kushte Vetëvendosjes në Prizren

Prishtinë | 09 Shk 2020 | 10:46 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), i ka vendosur kushte Vetëvendosjes, për zgjedhjen e kryesuesit të ri të Kuvendit të Prizrenit.

Ky subjekt politik kërkon rifreskim të marrëveshjes së bashkëqeverisjes në këtë qytet.

Shefi i grupit të këshilltarëve të LDK-së në Kuvend, Haziz Hodaj tha se kushti për Vetëvendosjen është një drejtori më shumë ose postin e Kryesuesit.

“Me qëllim të krijimit të një balance të pushtetit, pas prishjes së koalicionit me Nismën ne kemi kërkuar edhe një drejtori ose Kryesuesin”, tregon Hodaj për “PrizrenPress”.

Kuvendi i Prizrenit ka dështuar të zgjedhë kryesuesin e ri, pas dorëheqjes së Artan Abrashit, i cili në zgjedhjet e fundit është bërë deputet i Kuvendit të Kosovës.

Kandidati i VV-së, Muharrem Kurtaj dhe ai i PDK-së, Sulltan Badallaj, muajn e kaluar, nuk kanë marrë vota të mjaftueshme për t’u zgjedhur kryesus të Kuvendit.

Lidhja Demokratike e Kosovës pati lëshuar mbledhjen e Kuvendit të Prizrenit.

Shef i grupit parlamentar të LDK-së, Haziz Hodaj tha se nga kryetari Mytaher Haskuka kanë kërkuar të shtyhet mbledhja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme