Edhe pas 9 ditësh protesta e barrikada në Bërnjak, serbët e veriut nuk i ndërrojnë targat

Prishtinë | 28 Sht 2021 | 20:45 | Nga Ekonomia Online

Rruga deri në pikën kufitare të Bërnjakut vazhdon të jetë e bllokuar nga serbët lokalë edhe nëntë ditë pas vendimit të qeverisë së Kosovës për reciprocitet me targa.

Pavarësisht kësaj situata në pikën kufitare të Bërnjakut edhe gjatë ditës së sotme ishte e qetë.

Njësitet e KFOR’it po shihen më shpesh në dy ditët e fundit në këtë pikë kufitare.

Pavarësisht motit me shi serbët nuk po tërhiqen nga protesta. Edhe pse në numër të vogël, ata vazhdojnë të qëndrojnë pranë bllokadave në urën e liqenit të Ujmanit.

Përgjatë rrugës në komunat veriore pothuajse asnjë veturë nuk lëvizë me tabelat provuese të Kosovës. Ato vazhdojnë të bartin targat serbe.

Siç raporton RTK, ata serbë që kanë tentuar ta zbatojnë vendimin e qeverisë së Kosovës për vendosjen e tabelave provuese , janë përballur me kërcënime nga grupe të caktuara në pjesën veriore.

Të ngjashme