Edhe PDK-ja bën homazhe në Gllogjan: Kujtojmë sakrificën e tyre sublime

Prishtinë | 24 Mar 2023 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Një delegacion i Partisë Demokratike të Kosovës ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, me rastin e shënimit të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s, raporton Ekonomia Online.

“Sot, kujtojmë sakrificën sublime të tyre dhe të gjithë dëshmorëve e heronjve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që u flijuan për lirinë e Kosovës”, shkruhet në një postim të tyre në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Në 25 vjetorin e “Epopesë së Dukagjinit”, që shënon fillimin e përhapjes së luftës çlirimtare në mbarë Kosovën, një delegacion i Partisë Demokratike të Kosovës i prirë nga Sekretari i Përgjithshëm, Bajrush Xheajli, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan, për të nderuar dëshmorët Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj, të cilët ranë heroikisht në 24 mars 1998.

Sot, kujtojmë sakrificën sublime të tyre dhe të gjithë dëshmorëve e heronjve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që u flijuan për lirinë e Kosovës.

Lavdi e nderime të përjetshme!

Të ngjashme