Edhe princi i Monakos i infektuar nga Coronavirusi

Prishtinë | 19 Mar 2020 | 18:48 | Nga Ekonomia Online

Princi Albert II, kreu i shtetit të principatës së Monakos, rezultoi pozitiv me COVID-19.

”Sidoqoftë, ai mund të vazhdojë të punojë nga shtëpia e tij, pasi gjendja shëndetësoe e Albertit II nuk është sgqetësuese”, njoftoi sot pallati i princit.

“Princi Albert II i Monakos, i cili ishte testuar në fillim të kësaj jave, rezultoi pozitiv me COVID-19. Gjendja e tij shëndetësore nuk paraqet probleme”, tha pallati në një deklaratë, tri ditë pasi edhe ministri i Shtetit, Serge Telle, ekuivalent me kryeministrin, njoftoi se kishte rezultuar pozitiv.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme