Princi arab la 4500 dollarë bakshish në një restorant në Tiranë

Prishtinë | 26 Gus 2017 | 23:28 | Nga

“Vizitë të çuditshme në Shqipëri”, kështu e cilësuan mediat ndërkombëtare vizitën e princit arab në Shqipëri.

Pak ditë më parë, ai ishte për pushime në qytetin Bodrum të Turqisë ku sipas mediave turke thuhet se ka shpenzuar rreth gjysmë milioni dollarë.

Ai pasi mbaroi pushimet e tij në Bodrum, me jahtin e tij privat u nis drejt bregdetit shqiptar ku dhe parkoi atë në portin e Durrësit.

Ai bashkë me familjen e tij përveç Durrësit vizituan edhe kryeqytetin ku dhe u ulën në një restorant për të darkuar. Emri i restorantit nuk është bërë i ditur, shkruajnë mediat shqiptare.

“Princi arab mbaroi së ngrëni në një restorant, ai ishte kaq i kënaqur sa që la 4500 dollarë bakshish. Vras mendjen ku mund të ketë ngrënë sonte në Tiranë?”, shkroi në llogarinë e tij gazetari shqiptar Ruben Avxhiu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme