Ekonomia Online
FUNDIT

Edhe Reali hyn në garë për Malenin

Edhe Reali hyn në garë për Malenin

S’ka dyshim se njëri prej sulmuesve më në formë në këtë edicion është ai i PSV Eindhovenit, Donyell Malen. 20-vjeçari është prej më të kërkuarve në Evropë nga klube me emër, dhe Arsenali, Bayern Munichu e Liverpooli, në konkurrencë për ta transferuar atë, do ta kenë edhe Real Madridin. Sipas mediave franceze, madrilenët janë të […]

S’ka dyshim se njëri prej sulmuesve më në formë në këtë edicion është ai i PSV Eindhovenit, Donyell Malen.

20-vjeçari është prej më të kërkuarve në Evropë nga klube me emër, dhe Arsenali, Bayern Munichu e Liverpooli, në konkurrencë për ta transferuar atë, do ta kenë edhe Real Madridin.

Sipas mediave franceze, madrilenët janë të gatshëm ta transferojnë sulmuesin holandez, kontrata e të cilit përfundon në vitin 2024, transmeton KTV.

Në 18 paraqitje në të gjitha garat me PSV-në, këtë sezon ka realizuar 16 gola në përgjithësi, derisa ka ndihmuar ekipin edhe me gjashtë asistime.

Të ngjashme