Edhe Safet Kabashaj jep dorëheqje nga Bordi i RTK-së

Prishtinë | 18 Gus 2024 | 21:50 | Nga Ekonomia Online

Safet Kabashaj ka dhënë dorëheqje nga bordi i Radio Televizionit të Kosovës pas lajmit të rremë të “Slobodna Bosna” të publikuar më pas nga RTK-ja.

Kabashaj e ka konfirmuar dorëheqjen për Nacionalen.

“Po, është e saktë. Kam dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të Bordit të RTK-së”, tha ai për Nacionalen.

Dorëheqja e Kabashaj vjen një ditë Besnik Boletinin dhe Arta Berisha dhanë dorëheqje nga pozitat e kryetarit dhe anëtares të Bordit.

Boletini bëri të ditur dje se dorëheqja e tij lidhet me skandalin e artikullit të Slobodna Bosna të publikuar në RTK, ku u linçuan Gazeta Nacionale dhe portali Periskopi.

Ai ka bërë me dije se gjetjet e raportit tregonin në mënyrë të qartë se RTK i kishte shkelur standardet profesionale. Ai ka akuzuar zëvendësdrejtorin e RTK-së, Adi Krasta, se nuk ka dashur të marr masa ndaj atyre që shkaktuan skandalin.

Kujtojmë se Organizata për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE) ka vlerëuar vendimet për dorëheqje, të cilat i vlerësoi si vendime të mara në interes të respektimit të standardeve më të larta të gazetarisë etike dhe të ruajtjes së integritetit të mediave të shërbimit publik.

Postimi i OSBE-së:

Misioni i OSBE-së vëren dorëheqjen e Kryesuesit të Bordit të RTK-së z. Besnik Boletini dhe atë të anëtares së Bordit të RTK-së znj. Arta Berisha. Ne përgëzojmë z. Boletini dhe znj. Berisha për shërbimin dhe përkushtimin e tyre ndaj transmetimeve publike.

Misioni i OSBE-së respekton vendimet e tyre si të marra në interes të respektimit të standardeve më të larta të gazetarisë etike dhe të ruajtjes së integritetit të mediave të shërbimit publik.

Misioni gjithashtu nënvizon rëndësinë e llogaridhënies dhe transparencës për ruajtjen e besimit të publikut në RTK dhe përkushtimin e saj për raportim të paanshëm dhe të përgjegjshëm mediatik dhe transmetim publik.

Tashmë është e domosdoshme që KK të zgjedhë anëtarët e rinj të bordit të RTK-së si prioritet i lartë sapo të mblidhet në mënyrë që bordi të funksionojë përsëri. Emërimi i anëtarëve të rinj të bordit dhe i një drejtori të ri të përgjithshëm duhet të jetë transparent dhe i bazuar qartë në merita.

Të ngjashme