Edhe të famshmit shqiptarë i bashkohen sfidës, nxjerrin nga arkivat fotot e fëmijërisë

Prishtinë | 19 Mar 2020 | 18:37 | Nga Ekonomia Online

Rrjeti është ‘vërshuar’ rme fotografi nga fëmijëria.

Gjatë kësaj kohe kur të gjithë po qëndrojnë të mbyllur në shtëpi, është nisur një sfidë e re në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Sfida ka të bëjë me publikimin e imazheve nga fëmijëria, pra një person nominon dikë tjetër për të publikuar imazhe të tilla.

Këtë sfidë e kanë pranuar edhe këngëtarë, aktorë e moderatorë shqiptarë, të cilët nuk hezituan të publikojnë imazhe nga fëmijëria.

Ata kanë ndarë me ndjekësit fotografi të shumta nga fëmijëria, duke u bërë kështu nostalgjik për vitet e fëmijërisë.

Rona Nishliu, Lyrical Son, Kida, Dafina Zeqiri, Fatmir Spahiu, Adelina Tahiri, Tuna, Diona Fona, Mozzik; janë disa prej artistëve që u bënë pjesë e kësaj sfide.

Me anë të këtyre fotografive, fansat e tyre patën rastin të shohin se sa kanë ndryshuar gjatë këtyre viteve këta artistë.

Më poshtë mund të shihni se si dukeshin disa nga të famshmit shqiptarë gjatë fëmijërisë.


Të ngjashme