Tre lojtarë të Partizanit të Tiranës janë të infektuar me COVID-19, është njoftuar nga klubi të premten. Pasi kanë rezultuar pozitivë Dejan Boldor dhe Besnik Ferati, janë testuar të gjithë lojtarit, stafi teknik dhe drejtuesit e klubit.
Nga rezultatet është konfirmuar se tre lojtarë tjerë, Erald Kinari, kosovari Esat Mala dhe Kristi Kote, janë infektuar me COVID-19, duke e çuar numrin e lojtarëve në pesë.
Lojtarët do të vetëizolohen për dy javë, por prapë derbi ndaj Tiranës pritet të luhet sipas orarit të paraparë.