Edhe Vesa Luma nervozohet me lapsusin e IKShPK-së

Prishtinë | 04 Gus 2020 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) në një postim, ditën e djeshme, shkruante “Gjithkush ka të drejtë të infektohet”.

Kjo ka rënë në syrin e këngëtares Vesa Luma, e cila nuk e ka anashkaluar këtë gafë apo lapsus, duke reaguar përmes një postimi në “Instagram”.

“Zgjohet njeri me shpejtësi me pa situatën në faqen zyrtare, dhe del kjo. Çfarë dreqin!”, shkruan këngëtarja.

Kosova deri më tani ka regjistruar 269 viktima nga Covid-19, ndërsa numri total i rasteve pozitive kalon 9 mijë.

Vesa Luma
vesa luma5

Të ngjashme