Lëvizja Vetëvendosje thekson se mbajtja e Ramush Haradinajt në Strasburg nga arrestimi i tij me kërkesë të Serbisë, është e papranueshme.
Andaj për këtë, Lëvizja Vetëvendosje njofton se përkrah protestën e thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në mbështetje të Ramush Haradinajt.
“Ftojmë mbështetësit tanë dhe të gjithë ata që konsiderojnë të padrejtë luftimin e Serbisë ndaj çlirimtarëve që të dalin në protestën e ditës së shtunë, më 4 mars 2017, nga ora 13:00 në Prishtinë”.
“Haradinaj ka qenë pjesë e luftës çlirimtare kundër fashizmit dhe gjenocidit serb në Kosovë. Fletarrestet nga Serbia duhet të anulohen për të gjithë ushtares e luftës çlirimtare të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.