Banorët e Pekinit nuk janë më të detyruar të vendosin maska në fytyrë gjatë daljes në publik, sipas udhëzimeve të reja të qeverisë, për sa kohë që nuk janë në kontakt të ngushtë me njerëzit e tjerë.
Qendra e Pekinit për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve publikoi rregullat e reja, si shenjë e fundit se epidemia e coronavirusit është nën kontroll në shtetin kinez.
Kina raportoi vetëm 22 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, pa asnjë infeksion të ri të raportuar në Pekin.
Sipas rregullave të reja, banorët në kryeqytetin kinez duhet të mbajnë vetëm maska nëse do të kenë “kontakt të ngushtë me njerëzit e tjerë”.
Fëmijët duhet të shoqërohen nga të rriturit dhe të inkurajohen të mbajnë higjenën, ndërsa nuk lejohet të pështyhet në rrugë
Ndryshe, Pekini deri më tani ka raportuar 929 raste me virus gjersa kanë vdekur nëntë persona.