Ky është reagimi i Kinës pas bojkotit të Lojërave Olimpike nga SHBA

Prishtinë | 07 Dhj 2021 | 12:09 | Nga Ekonomia Online

Kina ka dënuar planin diplomatik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bojkotim të Lojërave Olimpike Dimërore që mbahen në Pekin më 2022.

Ata madje kanë bërë kërcënime për hakmarrje, raporton BBC.

Zhao Lijian, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme, ka thënë se shteti kinez “do të vendosë kundërmasa”, por që nuk ka dhënë më tepër detaje.

Të hënën, SHBA ka njoftuar se nuk do të dërgojë diplomatë në Pekin për shqetësimet rreth të dhënave të të drejtave të njeriut në Kinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme