Edi Rama bën shaka me Liburn Aliun: Shpresoj që të mos i ngelet hatri askujt, por në drekën e punës ti

Prishtinë | 20 Qer 2022 | 13:01 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po kujdeset edhe për humorin në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së tij dhe Qeverisë së Kosovës.

Rama këtë herë e mori ministrin kosovar të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, si shembull për bashkëpunimin e mirë, pasi tha me shaka se të gjithë ministrat tjerë po kërkojnë bashkëpunëtorë si ai.

“Tani shpresoj që të mos i ngelet hatri askujt, por ka një kështu… entuaziazëm të madh për bashkëpunim me Liburnin. Nuk e di a është rezultati i faktit që janë dy ministre me të cilat Liburni ka gjetur mënyrën se si ta maksimizojë rezultatin apo është ndonjë gjë tjetër”, tha ai.

“Por besoj Liburn, në drekën e punës ti do ta ndash këtë përvojë edhe me kolegët e tjerë sepse ka frustrim nga gjithë të tjerët se pse nuk kemi edhe ne Liburnin për bashkëpunim, kështu që faleminderit shumë”, shtoi Rama.

Këto komente ai i bëri pasi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, Belinda Balluku tha se ka koordinim dhe bashkëpunim shumë të mirë mes ministrive.

Të ngjashme