Edi Rama: Kush nuk deklaron pagat reale do ta trajtojmë si hajdut

Prishtinë | 08 Sht 2024 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi në një mbledhje të Asamblesë së Partisë Socialiste se shumë shpejt do të prezantohet një plan kombëtar për sigurimet shoqërore që do të ndikojë drejtpërdrejt për rritjen e pensioneve.

Por për të arritur këtë, Rama tha se duhet t’i jepet fund informalitetit të pagave në sektorin privat, teksa paralajmëroi se shkelësit do të trajtohen njësoj si vjedhësit e energjisë elektrike.

Së shpejti një plan kombëtar për sigurimet shoqërore. Ky plan po përgatitet prej kohësh nga ekspertë, synon përfshirjen e pensionistëve të ndarjen e të ardhurave të rritjes ekonomike, për të shkuar përtej indeksimit”.

“Rritja e të ardhurave nga shteti për pensionistët nuk mund të jetë domethënëse nëse si shoqëri nuk i japim një goditje fenomenit të pagave reale që godasin të ardhurat për sigurimet dhe vjedhin atë që i përket pensionistëve. Ne do të bëjmë me kuotat e sigurimeve ata që bëmë me energjinë. Ata që nuk paguajnë sigurimet për punonjësit për pagat reale do t’i trajtojmë si hajdutër e energjisë”, u shpreh Rama./shqiptarja.com/

Të ngjashme