Edi Rama niset për në Hagë për ta takuar Hashim Thaçin: E drejta do të fitojë, mbrojtën lirinë

Prishtinë | 18 Dhj 2025 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas sa kohësh do ta takojë ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në Hagë. Tashmë ai ka marrë edhe rrugën drejtë  Hagës, e ku thekson se Thaçi bashkë me bashkëluftëtarët e tij po mbahet peng në një qeli të drejtësisë ndërkombëtare, duke e quajt edhe turp të madh të të gjithë atyre që sponsorizojnë këtë gjykim, raporton Ekonomia Online.

Rama teksa ka kritikuar gjykimin që po bën Specialja, ka uruar që Thaçi bashkë me të tjerët vitin e ardhshëm të lirohen dhe se ata nuk bën asgjë më shumë përveçse mbrojtën lirinë dhe dinjitetin njerëzor.

“Jam rrugës për në Hagë ku do të takojë pas disa kohesh nga takimi i mëparshëm, komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Presidentin e Republikës së Kosovës i cili u mor nga zyra e tij dhe mbahet peng tanimë vitesh në një qeli të drejtësisë ndërkombëtare për turpin e madh të gjithë atyre që e sponsorizojnë të lloj drejtësie ku shkeljet e standardeve, shkeljet e të drejtave të njeriut, shkeljet e të gjitha normave të procesit të rregullt ligjor, në fakt është e vetmja normë që ka karakterizuar këtë farsë ku ende pa u dënuar një president i zgjedhur demokratisht nga populli së bashku me te bashkëluftëtarë që kanë mbuluar detyra nga më të rëndësishmen Republikën e Kosovës mbahen të mbyllur, të izoluar dhe tani që ka mbaruar ekspozeja e pseudo provave të akuzës dhe që ka mbaruar edhe parada e dëshmitarëve qesharak të sjellë në sallën e drejtësisë ndërkombëtare me akuza si dhe kanë mbaruar dëshmitë tejet serioze të dëshmitarëve të mbrojtjes pritet vendimi. Uroj, shpresoj dhe lutem që vitin e ardhshëm të jetë viti i mbylljes së perdes së këtij teatri absurd të drejtësisë ndërkombëtare dhe i daljes nga izolimi brutal i Hashim Thaçit dhe i tre bashkëluftëtarëve të tij. Uroj dhe shpresoj që vendet demokratike që sponsorizojnë këtë gjykatë të reflektojnë mbi standardet e ulëta, mbi nivelin shumë nën vijat e kuqe të një drejtësie demokratike të gjithë kësaj prej vitesh po ndodhë me njerëzit të cilët të vetmin faj kanë që u rebeluan ndaj një regjimi satrap, të vetmin faj kanë se morën armët për të mbrojtur lirinë, dinjitetin e tyre njerëzor, për të mbrojtur të drejtën e tyre të pamohueshme për të jetuar si njerëz të barabartë të kësaj toke, në të njëjtin diell dhe jo si grup social i përdhunuar për shkak të etnisë së vet nga një diktaturë”, tha Rama në një video paraqitje.

Rama madje tha se nuk ka dy apo tre të drejta dhe se të vërtetën nuk e tundë dot askush e as edhe një çekiç absurd i një drejtësie ndërkombëtare.

“Kjo është e vërteta dhe këtë të vërtetë nuk e tundë dot askush dhe lere më pastaj një çekiç absurd i një drejtësie ndërkombëtare që në këtë rast ka lënë kokën e namit. Dua shumë të besoj që në fund e drejta do të fitojë e këtu nuk ka dy apo tre të drejta. Këtu ka vetëm një të drejtë dhe që është e drejta e bekuar përjetësisht mbi gjakun e heronjve, martirëve me dhimbjet e pa tregueshme të nënave. Motrave, grave e vajzave dhe të përdhunuarave e të sakatuarave gjatë një periudhe nga më të zymtat nga vetë Evropa, në zemër të Evropës”, thekson Rama.

Të ngjashme