Edi Rama përplaset me gazetaren: E shtyn pasi nuk i pëlqeu pyetja

Prishtinë | 19 Mar 2024 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka mbajtur një konferencë për media.

Megjithatë duket se njëra nga pyetjet atij nuk i pëlqeur, dhe më pas shtyu gazetaren e SYRI TV, e cila po i bënte pyetje.

Rama nuk e duroi pyetjen dhe përdori kontakt fizik ndaj gazetares, e cila po kërkonte llogari se përse paratë e taksapaguesve shqiptarë shkojnë për portin e ri, ndërsa në portin aktual të Durrësit, po shiten në ajër apartamentet e një investitori privat.

“Ju lutem mos më prekni më”, iu drejtua gazetarja, ndërsa Rama u largua pas incidentit fizik.

Në projektin në fjalë, Rama pretendon se shteti ka përfshirë edhe interesin e shqiptarëve.

Rama: “Sa i përket zhvillimeve të sipërmarrjes bazuar tek investimet e huaja, të gjitha vendet kanë legjislacione favorizuese, sa i përket zhvillimeve në turizëm, është një garë e egër se kush i ka më favorizuese kushtet që të tërheqë investitorë.

Nuk bëhet fjalë për të falur asgjë që i përket shqiptarëve, edhe pse nuk kam qenë kundër “Shqipërisë 1 euro” që nxirrte në rrugë pasuritë e shqiptarëve për një euro.

Por në sot jemi në kushtet kur shqiptarët janë pjesë e investimit të Portin e Durrësit psh. Shteti është aksioner dhe nuk është bërë asnjë falje, porti ka qenë është dhe mbetet i shqiptarëve, por është përfshirë edhe interesi i shqiptarëve.

Të ngjashme