Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se shkollat tashmë janë të gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor.
Ai publikoi fotografi të disa shkollave, për të cilat tha se meritojnë notën 10, përcjell Klankosova.tv.
“Mirëmëngjes dhe me shkollat që meritojnë notën 10 për kushtet e reja, gati për të pritur nxënësit në sezonin e ri”, ka shkruar Rama.
Viti i ri shkollot në Shqipëri do të fillojë me 27 shtator, kjo për shkak të marrjes së vendimit për zgjatjen e periudhës së mësimit plotësues, i cili nis më 1 shtator të këtij viti.