Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ua ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit.
Ai po ashtu ka uruar që Zoti t’i dëgjojë lutjet e besimtarëve, njofton Klan Kosova.
“Zoti i dëgjoftë lutjet tuaja e i dhëntë dritë e forcë çdo familjeje që sot feston dhe vetë Shqipërisë së lutjes së sinqertë, punës së palodhur, dashurisë e paqes mes shqiptarëve”.
“Bekuar qoftë Shqipëria, bekuar qofshin shqiptarët”.