Edita Tahiri: Qeveria ka shkelur Kushtetutën, marrëveshja e Ohrit duhet të shkoj në Kushtetuese

Prishtinë | 09 Pri 2023 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, në 15-vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kosovës, ka hedhur kritika në drejtim të ekzekutivit.

Tahiri në Facebook ka shkruar se Kushtetuta është shkelur nga Qeveria e Kosovës.

Kushtetuta, sipas saj, as që përmendet në Marrëveshjen e Ohrit që u arrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, më 18 mars.

“Sot Dita e Kushtetutes te shtetit tone. U shkel nga qeveria, nuk permendet ne marreveshje me serbine, madje as per asociacion dhe vetmenaxhim per pakicen serbe. Marreveshja duhet te shkoj ne Gjykaten Jushtetuese”, ka shkruar ajo në Facebook.

Të ngjashme