Edukimi dhe investimi në projekte ndërtimore me karakter social

Prishtinë | 21 Tet 2016 | 11:09 | Nga

Një delegacion i biznesmenëve dhe investitorëve nga Bursa e Truqisë, të organizuar nga Shoqata e Inxhinierëve dhe Arkitektëve biznesmenë (BUMIAD), vizituan Odën Ekonomike të Kosovës, ku biseduan për mundësitë e bashkëpunimit bilateral.

Delegacioni u prit nga kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu me bashkëpunëtorë, i cili bëri një prezantim të ambientit biznesor në Kosovë dhe i sektorëve që kanë mundësi për të rritur bashkëpunimin në mes të dyja shteteve.

“Më gëzon fakti që jeni të interesuar për të tërhequr studentë nga Kosova që të vazhdojnë studime në Universitetin e Bursës, dhe atë në fusha prioritare për Kosovën siç janë : Ndërtimtaria, Arkitektura, dizajni, elektroteknika, d.m.th drejtime për të cilat Kosova ka nevojë”, tha Gërxhaliu.

Po ashtu, u bisedua për avancimin e bashkëpunimit në fushën e ndërtimit, projektimit, implementimit, por edhe për investime të mundshme në sektorin e energjetikës.

Të dyja palët u pajtuan për të vazhduar komunikimin dhe së shpejti të kenë një takim të përbashkët me projekte konkrete të cilat do të prezantohen në Kosovë para biznesmenëve, ndërtimtarëve, projektuesve dhe palëve të tjera të interesit.

oek

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme